Fjalë Kyçe

Rashica: Suksesi i Kosovës, momenti i karrierës

Rashica: Suksesi i Kosovës, momenti i karrierës

Ylli i Kosovës Milot Rashica e vlerëson si momentin më të rëndësishëm të karrierës së tij, suksesin e arritur deri më tani me kombëtaren në Ligën e Kombeve.

Vendi i parë në grup, dhe mundësia për të luajtur për kualifikim në Euro 2020, sipas Rashicës, është momenti më i dashur i tij, në një intervistë ndryshe të bërë për faqen e klubit Werder Bremen.

“Momentet më të mira në karrierë për mua janë dy kalimet, nga Kosova në Holandë dhe këtu te Werderi, por suksesi në Ligën e Kombeve është çasti më i mirë. Unë kam lindur në Kosovë, jam shkolluar atje dhe kam luajtur futboll deri në moshën 18-vjeçare. Jam shumë i lidhur me vendin. Shumë njerëz janë vrarë gjatë luftës, shumë të tjerë kanë vuajtur. Ka qenë një rrugë e gjatë deri te çlirimi dhe tani mundësia për të luajtur për vendin tim, që për një kohë të gjatë s’ka qenë i pranuar në FIFA për mua ka shumë rëndësi”, ka thënë Rashica në pyetjen e parë.

Ai ka zbuluar edhe ushqimin e preferuar, ushqimet tradicionale të Kosovës por ka zbuluar se e dashura e tij i përgatit atij këto ushqime, si fli, byrek me djathë apo mantitë.

Rashica ka thënë se pëlqen shumë artistë kosovarë, përfshirë këtu MC Kreshën, që ka kënduar në Vushtrri me fanellën e tij, ndërsa para ndeshjeve ai dëgjon rep-këngëtarin tjetër, Unikattil.

Lojtari i preferuar i Milotit është Cristiano Ronaldo, që luan në pozitën e tij, por ai nuk ka dashur të vlerësojë se cili është më i mirë, portugezi apo Messi?

Ndër pyetjet e tjera, ka qenë edhe vendi i pushimeve për kosovarin, i cili pashmangshëm ka përmendur Vushtrrinë, por edhe jugun e Shqipërisë për shkak të bregdetit.