Futbollisti I Kombëtares së Kosovës, Milot Rashica është bërë baba për të dytën herë.
Këtë e ka bërë të ditur vetë Rashinca pëmes një postimi në llogarinë e tij zyrtare në Instagram.
“Mirëserdhe në botë djali jonë”, ka shkruar Rashica.
Futbollisti dhe bashkëshortja e tij, Belkiz Kera, kanë dhe një djalë të quajtur Tian.
Lajmin se janë në pritje të fëmijës së dytë e kishte dhënë në rrjetet sociale bashkëshortja e Milotit, Belkiz Kera.
Ajo kishte shkruar se ata do të bëhen së shpejti prindër për herë të dytë. Madje, çifti kishin zbuluar edhe gjininë e fëmijës së dytë, që është djalë.