Fjalë Kyçe

Raste e reja me Covid-19 janë nga këto komuna, Prishtina prinë sërish

Raste e reja me Covid-19 janë nga këto komuna, Prishtina prinë sërish

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), njofton se të dielën ka regjistruar nëntë të vdekur dhe 152 raste të reja me COVID-19, sëmundjen që e shkakton koronavirusi.

Rastet pozitive janë nga:
Komuna e Prishtinës 57 raste, komuna e Prizrenit 16 raste, komuna e Fushë Kosovës 11 raste, komuna e Vushtrrisë 9 raste, komuna e Mitrovicës 8 raste, komuna e Gjilanit 7 raste, komuna e Drenasit 5 raste, komuna e Gjakovës 5 raste, komuna e Skenderajt 5 raste, komuna e Kaçanikut 3 raste, komuna e Lipjanit 3 raste, komuna e Obiliqit 3 raste, komuna e Pejës 3 raste, komuna e Rahovecit 3 raste, komuna e Kamenicës 2 raste, komuna e Malishevës 2 raste, komuna e Suharekës 2 raste, komuna e Vitisë 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Ferizaj, Graçanicë, Klinë, Mamushë, Shtime dhe Zubin Potok.
Ndërsa, numri i të vdekurve në Kosovë nga koronavirusi arrin në 75.
Sipas njoftimit të IKSHPK-së, viktimat kishin edhe sëmundje të tjera shoqëruese.