Fjalë Kyçe

Rastet e reja me koronavirus janë nga këto komuna

Rastet e reja me koronavirus janë nga këto komuna

Ka shkuar në 34 mijë e 940 numri i përgjithshëm i të infektuarve me koronavirus në Kosovë.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), ka bërë të ditur se ka shkuar në 34 mijë e 940 numri i përgjithshëm i të infektuarve me koronavirus, kjo pasi që në 24 orët e fundit janë regjistruar edhe 645 raste të reja me COVID-19.

Sipas IKSHPK-së, Prishtina vazhdon të jetë komuna më e prekur, pasi që në 24 orët e fundit janë regjistruar edhe 248 raste të reja me koronavirus.

“Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 248 raste, Prizren 53 raste, Mitrovicë 42 raste, Gjakovë 33 raste, Podujevë 33 raste, Gjilan 28 raste, Ferizaj 24 raste, Lipjan 20 raste, Fushë-Kosovë 19 raste, Skenderaj 15 raste, Suharekë 15 raste, Viti 13 raste, Deçan 11 raste, Drenas 11 raste, Malishevë 11 raste, Obiliq 11 raste, Rahovec 10 raste, Vushtrri 10 raste, Kamenicë 9 raste, Pejë 8 raste, Dragash 7 raste, Klinë 4 raste, Shtime 3 raste, Istog 2 raste dhe me nga 1 rast komunat Graçanicë, Hani i Elezit, Junik, Kaçanik dhe Zubin-Potok”, thuhet në njoftim.