Fjalë Kyçe

Rastet e reja te Covid-19 janë nga këto komuna, prin Prishtina

Rastet e reja te Covid-19 janë nga këto komuna, prin Prishtina

Instituti i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se në Kosovë është shtuar numri i të infektuarve me COVID-19.

Sot 69 persona rezultuan pozitiv, ndërkaq 75 janë shkëruar nga ky virus.

E numri më i madh i të infektuarve janë nga Prishtina. Nga 69 gjithsej, 37 raste janë nga Prishtina.

Sipas IKSHPK-së, Komuna e Istogut ka 8 raste, Komuna e Prizrenit 5 raste, Komuna e Fushë Kosovës 5 raste, Komuna e Mitrovicës 3 raste, Komuna e Ferizajt 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Drenas, Rahovec, Klinë, Lipjan, Obiliq, Pejë, Suharekë, Viti dhe Vushtrri.