Fjalë Kyçe

Rasti i rëndë dhune në Kosovë, e moshuara rrahet nga punëtorja në Shtëpinë e Pleqve

Rasti i rëndë dhune në Kosovë, e moshuara rrahet nga punëtorja në Shtëpinë e Pleqve

Një rast i rëndë dhune fizike ka ndodhur në një nga shtëpitë e të moshuarve në Kosovë.

Në rrjetin social Facebook janë publikuar pamjet e dhunës që ushtrohet ndaj një të moshuare nga ana e një vajze të re që duket të jetë infermiere aty.

Ajo goditet me shuplaka e sulmohet verbalisht me sharje e fjalë të rënda.

Personi që ka publikuar videon nuk ka dhënë detaje se ku saktësisht ka ndodhur rasti, por sipas raportimeve në media, ngjarja ka ndodhur në qytetin e Pejës.

Reporteri.net ka kontaktuar Policinë e Kosovës në lidhje me rastin, por të njëjtit nuk kanë dhënë ende detaje.