Fjalë Kyçe

Ratifikohen marrëveshjet ndërkombëtare në vlerë 150 milionë euro

Ratifikohen marrëveshjet ndërkombëtare në vlerë 150 milionë euro

Me 86 vota për është ratifikuar marrëveshja mes Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim, lidhur me financimin e projektit emergjent COVID-19 për Kosovën, në vlerë prej 46 milionë euro.

Marrëveshja e radhës është mes Bashkimit Evropian dhe Kosovës, në vlerë prej 100 milionë euro me afat 15 vjeçar. E cila është përkrahur me votë nga 90 deputetë të Kuvendit të Kosovës, përcjell kp.

Ndryhe, Ka dështuar për herë të dytë votimi i Projektligjit për Rimëkëmbje Ekonomike. Nga 90 deputetë të pranishëm në sallë, kanë votuar vetëm 45 deputetë.

Sërish nuk kanë votuar Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës. “Vetëm 45 deputetë kanë marrë pjesë në votim”, tha Osmani.