Andre Silva do të qëndrojë në Gjermani.
Sulmuesi portugez, Andre Silva do të largohet nga Frankfurti por do të qëndrojë në Gjermani.
Sipas gazetarit italian, Fabrizio Romano, Frankfurt dhe RB Leipzig kanë arritur marrëveshje për transferimin e Silvas, transmeton lajmi.net.
Andre Silva do të kompletojë transferimin e tij pasi t’i nënshtrohet testeve mjekësore gjatë ditës së sotme. Ai kishte shkëlqyer me Frankfurtin në sezonin e kaluar ku kishte shënuar 28 gola në Bundesliga.
https://twitter.com/FabrizioRomano/status/1410952684044177408?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1410952684044177408%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_c10&ref_url=https%3A%2F%2Flajmi.net%2Fweb%2Ftweet-button