Fjalë Kyçe

Reagim epik i Werderit pēr Milot Rashicën

Reagim epik i Werderit pēr Milot Rashicën

Në kuadër të eliminatoreve për Kampionatin Evropian, Kosova arriti fitore dramatike me rezultat 3:2 në Sofje.

Kosova arriti ta mposhtë Bullgarinë me rezultat të ngushtë 3:2.

Futbollisti më i mirë i Kosovës sonte ishte Milot Rashica.

Mesfushori i Werder Bremenit arriti të shënojë sonte një gol si dhe të dhurojë një asistim.

Për paraqitjen fenomenale sonte, Rashicën e ka uruar edhe klubi i tij.

Përmes një shkrimi në rrjetin social Twiter, Werder Bremeni e ka përqëndruar vëmendjen te 22-vjeçari dhe Kosova.

“Kosova fiton. Dhe Milot Rashica me një gol dhe një asistim vendos ndeshjen”, shkruan Werder Bremeni.