Kombëtarja e Kosovës ka barazuar ndaj Malit të Zi me rezultatin 1:1, në takimin e zhvilluar në Podgoricë, shkruan Gazeta Alo.
Golin për Kombëtaren tonë e ka shënuar ylli i Werder Bremenit, Milot Rashica.
Ishte pikrisht skuadra gjermane e cila ka reaguar me anë të një postimi në faqen zyrtare tè klubit.
“Asnjëherë mos dyshoni te raketa” ishte postimi i skuadrës së Werder më rrjetet sociale.