Tirana do ta pret në Air Albania skuadrën serbe, Crvena Zvezdën në kuadër të rrethit të dytë kualifikues në Ligën e Kampionëve.
Tirana mbrëmë e mposhti Dinamo Tbilisin në udhëtim me rezultat 2-0 dhe kështu kaloi me sukses rrethin e parë kualifikues, shkruan Reporteri.net
Tani, përballja e radhës për skuadrën nga kryeqyteti i Shqipërisë do të jetë me Crvena Zvezdën, më 25 gusht.
Mediat në Serbi i kanë kushtuar rëndësi të madhe kësaj përballje, derisa këto janë titujt e disa gazetave:
Telegraph.Rs– ”Zvezda vazhdon eliminatoret përmes Tiranës: Shqiptarët befasojnë në Gjeorgji, tani ata presin kampionin serb. Ata do të jenë nikoqirë të Zvezdës në një ndeshje të vetme”
Kuris.Rs– ”Zvezda duhet të luajë në Shqipëri. Tirana më e mirë se Tbilisi, Zvezda dhe Tirana do luajnë në ferrin pa tifozë”.
B-92- ‘‘Zvezda po shkon në Shqipëri” .