Fjalë Kyçe

Reagimi emocional i yllit të Bayernit: Do të pensionohem nëse vazhdojnë lëndimet

Reagimi emocional i yllit të Bayernit: Do të pensionohem nëse vazhdojnë lëndimet

Sulmuesi anësor i Bayern Munichut dhe Francës, Kingsley Coman, mund t’i japë fund karrierës së tij si futbollist profesionist, përkundër që është vetëm 22-vjeçar, nëse vazhdojnë lëndimet e kyçit të këmbës.

Coman konsiderohet si një ndër talentet më premtues në botës, mirëpo problemet e tij me gjendjen shëndetësore e kanë ndaluar zhvillimin e tij gjatë sezoneve të fundit, transmeton Gazeta Express.

Këtë sezon ai i ka bërë vetëm tri paraqitje për Bayern Munichun këtë sezon të Bundesligës, ndërsa i kishte bërë vetëm 21 dhe 19 në dy sezonet paraprake. Pas tre muajve i lënduar, Coman luajti në dy ndeshjet e fundit të kampionit gjerman.

Ai kishte marrë lëndime edhe gjatë sezonit 2016/2017 dhe për shkak të tyre kishte munguar afër tre muaj të atij sezoni. Ai vazhdimisht ka pasur probleme serioze me kyçin e këmbës, por edhe me ligamente te gjurit.

“Ishte një vit i vështirë. Kur e lëndova veten, ishte fundi i botës për mua. Shpresoj se nuk do të duhet ta përjetoj atë që kam kaluar, mjafton me kaq. Nuk do ta pranoj një operacion të tretë – kjo do të thotë se këmba ime nuk është për këtë nivel”, ka thënë Coman.

“Do të bëjë një jetë tjetër, një jetë anonime”.