Ish-boksieri shqiptar, Luan Krasniqi ka shfrytëzuar rrjetet sociale për të reaguar pas fitores së Anthony Joshuas ndaj Kubrat Pulev.
Joshua ka arritur të mposht Pulevin në një super-meç të peshave të rënda, duke arritur ta nokautojë në raundin e nëntë.
Kjo fitore ka bërë që boksieri britanik të mbroj titujt e tij në kategoritë WBA, IBF dhe WBO dhe për këtë e ka përgëzuar edhe shqiptari Luan Krasniqi.
Ish-boksieri nga Kosova ka thënë se Joshua bëri një performancë të fuqishme, ndërsa vlerësoi edhe lojën e Pulevit.
“Një performancë vërtet e fuqishme nga Anthony Joshua”, ka shkruar fillimisht Krasniqi.
“Heqje kapele edhe për Kubrat Pulev, i cili tregoi një zemër të madhe luftëtare”.
“Por një Joshua në këtë formë është shumë e vështirë për tu pushtuar”, përfundoi ish-boksieri shqiptar.