Fjalë Kyçe

Reagimi i portierit të Real Betisit kur Messi i shënon golin e tretë (VIDEO)

Reagimi i portierit të Real Betisit kur Messi i shënon golin e tretë (VIDEO)

Portieri Pau Lopez bëri një mimikë interesante pasi e pranoi golin e tretë nga Lionel Messi, në ndeshjen që kapiteni shënoi tri herë, ndërsa Barcelona fitoi 4-1 ndaj Real Betisit.

Argjentinasi 31-vjeçar e mbylli ndeshjet me het-trik, ndërsa goli i tretë ishte i mahnitshëm, me një ekzekutim parabole të përsosur duke e lënë të palëvizshëm portierin Lopez.

Vet portieri spanjoll, 24-vjeçar ishte i impresionuar me golin, duke e treguar me shprehjen e tij të fytyrës, pasi ndonjëherë një shprehje e fytyrës vlen sa një mijë fjalë.

Por, ai nuk ishte i vetmi që u mahnit me atë gol.

Në fakt, imazhe të tjera që kanë dalë në internet tregojnë edhe Sergi Roberton, Luis Suarezin dhe Ivan Rakiticin, që të gjithë të habitur me golin e bukur.