Fjalë Kyçe

Reagimi i tifo grupit “Skifterat” për vendimin e FFK-ës

Reagimi i tifo grupit “Skifterat” për vendimin e FFK-ës

FFK-ja ka vendosur që derbi kosovar ndërmjet Gjilanit dhe Dritës të luhet në stadiumin “Fadil Vokrri”, shkruan Gazeta Alo.

Pas këtij vendimi ka reaguar tifo grupi i skuadres nga Gjilani me anë të një postimi në rrjetet sociale.

Reagimi i tifo grupit “Skifterat”.

Derbi zhvillohet në Fadil Vokrri

Në dakordim mes kryesive të klubeve dhe organeve të Federatës u njoftuam se është paraqitur dhe aprovuar kërkesa që derbi i rradhës i qytetit tonë do të zhvillohet në Stadiumin “Fadil Vokrri”

Vetëm frikacakët ankohen dhe vajtojnë për arsye të ndryshme ndaj këtij vendimi dhe ne nuk jemi fajtor për ata që Prishtinën e kanë me viza ,prandaj në vend të kësaj ne zgjedhim të ju ftojmë që bashkarisht ti tregojmë edhe njëherë opinionit vendor dhe ndërkombtarë më të mirën që gëzon superliga e Kosovës.

Kjo le të shërbej për të shpërfaqur nevojën e madhe të përfundimit të punimeve në stadiumin e qytetit sa më shpejtë të jetë e mundur.

Për detajet e spektaklit që do të dhurojmë në Prishtinë do të ju njoftojmë nderkohë, mjafton të rezervoni vikendin për të qenë prezent./Gazeta Alo