Fjalë Kyçe

Reagimi i trajnerit të Barçës kur e kuptoi që e kishte shmangur Liverpoolin

Reagimi i trajnerit të Barçës kur e kuptoi që e kishte shmangur Liverpoolin

Shorti i Ligës së Kampionëve u mbajt dje në Nyon të Zvicrës dhe Barcelona arriti ta shmangë ndeshjen kundër Liverpoolit në fazën e 1/8 të finales së Ligës së Kampionëve. Rezultati i shortit e gëzoi mjaft shumë trajnerin e klubit katalonas, Ernesto Valverde.

Gjiganti spanjoll do të përballet me klubin francez, Lyonin, pasi arritën ta fitojnë Grupin B, ku kundërshtarë i kishte Tottenhamin dhe Interit, ky i fundit ra në Evropa Ligë, transmeton Gazeta Express.

“Jemi të kënaqur me shortin e rundit të 1/8 të finales së Ligës së Kampionëve. Ne dëshiruam t’i shmangemi një rivali si Liverpoolit, finalistët e sezonit të kaluar në Evropë”, ka thënë Valverde pas shortit.

Megjithatë, strategu spanjoll bëri të ditur se ai nuk do ta nënvlerësojë klubin francez, duke thënë se as ndeshja kundër Lyonit nuk do të jetë aspak e lehtë.

“Ndeshja kundër Lyonit nuk do të jetë e lehtë, pasi që ata kanë qenë në gjendje të garojnë për vendin e parë në fazën e grupeve kundër Manchester City”.

Lyoni u tregua mjaft i suksesshëm në fazën e grupeve kundër Manchester Cityt, kundër të cilit fituan në shtëpi, ndërsa barazuan si mysafir. Ndërsa, Liverpooli do të ndeshjet me kampionin në fuqi gjerman, Bayern Munich.