Fjalë Kyçe

Reagimi i Xherdan Shaqirit pas shpalljes kampion bote për klube me Liverpoolit

Reagimi i Xherdan Shaqirit pas shpalljes kampion bote për klube me Liverpoolit

Ylli shqiptar, Xherdan Shaqiri ka reaguar me anë të rrjeteve sociale pas triumfit të Liverpoolit në Kupën e Botës për Klube.

Reds kanë arritur të triumfojnë 1-0 në finalen e madhe të Kupës së Botës për Klube të zhvilluar në Khalifa International Stadium Doha të Katarit ndaj Flamengos.

Goli i vetëm në këtë takim final u shënua në minutën e 99-të nga sulmuesi brazilian, Roberto Firmino.

Në këtë ndeshje, për disa minuta luajti edhe ylli shqiptar, Shaqiri, i cili erdhi si zëvendësues i Mohamed Salah.

Shpallja kampion bote për klube e ka lumturuar teje mase djaloshin nga Gjilani, i cili ka reaguar me anë të rrjeteve sociale.

“Kampion i Botës për Klube. Ne jemi Liverpooli”, ka shkruar Shaqiri në postimin e tij ku kishte të bashkangjitur një fotografi.

Shaqiri njihet si lojtar që fiton tituj, pasi ka fituar edhe një Ligë të Kampionëve me Bayern Munichut, përveç kësaj të fundit me Liverpoolin.