Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK’së), Avni Bytyqi, ka thënë se është interesant fakti se vetëm anëtarët flasin nga Vetëvendosje për koalicion me ta, shkruan Gazeta Metro.
Avni Bytyqi, me anë të një postimi në Facebook, ka thënë se është interesant fakti se vetëm anëtarët e VV’së flasin për koalicionin PDK-VV.
Në këtë kontekst, ai ka përmendur deklaratat e Glauk Konjufcës, Albulena Haxhiut e Fitore Pacollit.
“Është interesant se si vetëm anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje flasin për koalicionin PDK-LVV. Glauk Konjufca, Albulena Haxhiu dhe se fundi Fitore Pacolli!!!”, ka shkruar ai.
Ndryshe, Konjufca para disa ditësh në një debat nuk përjashtoi mundësinë që në të ardhmen të bashkëpunohet me PDK’në.