Fjalë Kyçe

Reagon 52 vjeçarja zvicerane pasi Loredana tha se paratë ia kishin dhënë me dëshirë

Reagon 52 vjeçarja zvicerane pasi Loredana tha se paratë ia kishin dhënë me dëshirë

Menjëherë pas konferencës së Loredana Zefit, që e mbajti sot në Prishtinë, ku  pranoi se paratë i kishte marrë, por gjithmonë me dëshirën dhe vullnetin e palës tjetër, ka reaguar 52 vjeçarja Petra Z.

“Është mirë kur ajo është në rregull me paratë e mia. Unë jam në qiell, “thotë ajo menjëherë pas konferencës për shtyp për 20min.ch

“Kur e pashë të qeshurën superiore të Loredanas, nuk mund t’a shikoja më shumë. Ajo nuk ka njerzillëk”, thotë Petra Z.

“Paratë nuk ishin aspak në mënyrë vullnetare. Ajo më terrorizonte mua dhe bashkëshortin tim”

Se ajo do sakrifikonte veten për familjen e saj, është thjeshtë një shfajësim për 52 vjeçaren, Petra Z.

Petra Z ishte e habitur se si gjyqësori i kishte lejuar reperes të udhëtonte jashtë vendit. Ajo shpreson tani që çifti do të kthehet në Zvicër dhe se do të kthehen paratë e tyre – shuma e plotë, jo vetëm 350.000 franga zvicerane të ofruara nga avokati.

Para dy ditëve në Zvicër shpërtheu skandali, sipas së cilit një qift zvicerian e kishin denoncuar Loredana Zefin dhe vëllaun e saj se ua kishin marre atyre një shumë prej 900 mijë frangave, përmes kërcënimit dhe shantazhit.