Fjalë Kyçe

Reagon Ahmeti: Është e qartë, Vetëvendosje do të qeverisë Kosovën në 4 vitet e ardhshme

Reagon Ahmeti: Është e qartë, Vetëvendosje do të qeverisë Kosovën në 4 vitet e ardhshme

Pas publikimit të exit-polleve për zgjedhjet e sotme, ka reaguar i pari i Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Ahmeti deklaroi se pavarësisht gjithçkaje, legjitimitetin për të qeverisur me Kosovën në 4 vitet e ardhshme e ka Lëvizja Vetëvendosje.

Ai tha se këtë legjitimitet e ka pas pak kush, ose më mirë të thuhet askush në zgjedhjet e pasluftës, transmeton lajmi.net.

Ahmeti uroi Lëvizjen Vetëvendosje dhe qytetarët për një palë zgjedhje demokratike.

Postimi i plotë:

Se a i kanë fituar nën apo mbi 50 përqind me votat apo pa votat e minoriteteve janë çështje që mund të përcaktojnë vetëm margjinat e qeverisjes dhe koalicionet e (pa)nevojshme. Po ashtu diskutimi se a ka qenë votë për LVV apo kundër partive tjera është çështje për debate televizive.

Por, një gjë është e qartë pavarësisht rezultateve finale – legjimitetin për të qeverisur me Kosovën në 4 vitet e ardhshme e ka Lëvizja Vetëvendosje. Këtë legjitimitet e ka pas pak kush ose më mirë me thënë askush, në zgjedhjet e pasluftës.

Urime Lëvizjes dhe urime qytetarëve për edhe një palë zgjedhje demokratike. Shpresojmë se do të kenë mundësinë të ballafaqohen me problemet reale dhe të mëdhaja që i ka në këto momente Republika e Kosovës.