Fjalë Kyçe

Reagon avokati Halilaj: 2 mijë euro Sami Lushtaku i pi kafe në mëngjes

Reagon avokati Halilaj: 2 mijë euro Sami Lushtaku i pi kafe në mëngjes

Avokati Gazmend Halilaj ka reaguar ashpër pas publikimit të lajmit që Sami Lushtaku, ish kryetari i Skenderajt, është dënuar me 2 mijë euro për “kanosje” ndaj tij.

Avokati Halilaj ka thënë se ky dënim është hajgare dhe se është motivim që persona të tillë të kryejnë “vrasje në tentativë” dhe sipas tij për këtë është dashtë të dënohet Sami Lushtaku.

“Sami Lushtaku e ka kryer veprën penale për vrasje të rëndë në tentativë, derisa nuk dënohet për këtë vepër këto të tjerat janë broçkulla këto të tjerat janë hajgare, këto janë me e motivu Sami Lushtakun me vra njerëz të tjerë. Unë nuk kam mu ndal, meqenëse kjo lidhet me vjedhjen e 1,4 milionë markave në të 1999 që hyn në kompetencë të Gjykatës Speciale. Unë jam duke punuar në drejtim me Gjykatën Speciale që krejt mu përgjigj për shkak se ky e ka ndërlidhjen me atë, ky ka me u gjykuar, nëse jo para drejtësisë vendore, para drejtësisë ndërkombëtare për këtë krim që e ka bërë. Këto janë hajgare, këto nuk janë kurgjë, një kafe e mëngjesit që e pin ai, mirëpo kjo është me i dhënë motiv atij dhe njerëzve tjerë me kryer vepra penale që e kanë terrorizuar gjysmën e Kosovës apo trojeve shqiptare me këto raste e pikërisht kjo është motivu edhe vepra të tjera. “, ka thënë Halilaj për Gazetën Infokus.

Ai po ashtu ka potencuar se gjykimi i tij ka qenë i ndikuar dhe se është dështim i radhës i drejtësisë në Kosovë, e gjithashtu ka paralajmëruar se do të vazhdojë rastin me Gjykatën Speciale.

“Ky është dështim i sistemit prokurorial dhe gjyqësor mirëpo gjatë tërë kohës se fakti pse ka dështuar prokuroria në mbledhjen e provave për të edhe pse i ka pas të gjitha se ja kam siguruar është se ka lejuar në procedure të rregullt dhe gjatë tërë kohës është njoftu prej policëve hetues për të gjitha veprimet që ka pas me i marr policia në drejtim të tij. I ka dhënë mundësi me ndiku në dëshmitar dhe çdo provë tjetër. Ky gjykim jo vetëm që ka qenë i ndikuar por është një skandal i radhës i sistemit të drejtësisë”, ka thënë avokati.