Ish-ministrja e Financave, Hykmete Bajrami ka thënë se në projekt-buxhetin e vitit 2022 nuk ka pako të ringjalljes ekonomike në vlerë prej 420 milionë euro.
Më poshtë gjeni reagimin e plotë:
Nuk ka pako të ringjalljes ekonomike në vlerë prej 420 milionë euro në projekt-buxhetin e vitit 2022, as nuk ka pasur pako të ringjalljes ekonomike në vlerë prej 450 milionë euro në buxhetin e rishikur të vitit 2021, siç e kanë proklamuar Qeveria dhe shumica në Kuvend.
Shihni vetë sa është pakoja e rimëkëmbjes-ringjalljes ekonomike: fotoja është pjesë e shkeputur nga Raporti nëntëmujor i vitit 2021 i Buxhetit të Kosovës, ku shihet që pakoja e rimëkëmbjes – ringjalljes është 127.9 milionë euro. Dokument ky i aprovuar në Qeveri dhe i nënshkruar nga z. Kurti.