Fjalë Kyçe

Edhe Baton Haxhiu reagon pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese

Edhe Baton Haxhiu reagon pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese

Analisti Baton Haxhiu, duke folur në emisionin ‘Real Story’ në lidhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, që vendosi që deputetët mund të zgjedhin qeverinë, tha se ky është një vendim i pakthyeshëm.

Haxhiu u shpreh se Albin Kurti nuk mund të kërcënojë me dhunim të institucioneve të shtetit.

“Gjykata Kushtetuese është nën presionin e partive dhe ka qenë vazhdimisht. Kosova është ngjitur në standarde demokratike për shkak të Gjykatës Kushtetuese. Gjykata Kushtetuese ka dhënë vendime në tërësi të mira, historikisht. Gjykata Kushtetuese ka marrë në dorë 4000 faqe të bisedave. Vendimi ka qenë i qartë për këtë çështje. Faji për rrëzimin e kësaj qeverie i takon vetëm Albin Kurtit. Rruga e opozitarizmit nuk iu ka qëndruar mirë në lëkurën e tyre. Gjykata Kushtetuese ka marrë vendim i pakthyeshëm, gabim do ishte nëse Albin Kurti dhunon institucionet. Në krah Kurti nuk e ka Haradinajn dhe Fatmir Limajn, duke mos pasur fuqi protestuese. Fuqinë e ka pasur për shkak të këtyre dy figurave të UÇK. Duke qenë se këta dy figura të UÇK janë brenda qeverisë, prandaj nuk ka fuqi”, tha Haxhiu.

Baton Haxhiu u shpreh më tej se beson se Lëvizja Vetëvendosje nuk ka më sot fuqinë e duhur, pasi është dobësuar në krahasim me vitet më herët.

“Zgjedhjet janë ato që përcaktojnë fituesin. Por procedura ndonjëherë është më e vlefshme sesa zgjedhjet. Zoti Thaçi njëherë e një kohë ka hequr dorë dhe u bë ministër i Jashtëm, kurse la Isa Mustafën kryeministër. Unë mendoj se VV është sot fuqia e pafuqishme. Nuk ka më fuqi. Revolta nuk ka nisur nga VV, por fitorja ka ardhur për shkak të pakënaqësisë së popullit. Vetëvendosje nuk ka më shumë se 12 përqind votues. Simpantizantët e VV kanë shpresuar që LDK do të respektohej, por panë tjetër fytyrë”, u shpreh Haxhiu.