Fjalë Kyçe

Reagon Bulliqi: Pretendimet për sulm janë shpifje dhe të pavërteta

Reagon Bulliqi: Pretendimet për sulm janë shpifje dhe të pavërteta

Kryetari i Komunës së Podujevës Shpejtim Bulliqi, ka reaguar pas denoncimit të një qytetari për sulm fizik.

Bulliqi tha se pretendimet e tilla janë shpifje dhe të pavërteta.

“Sqarim lidhur me një lajm që po qarkullon në portale të ndryshme, se gjoja sot kam sulmuar një zyrtar komunal në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare. Këto pretendime janë krejtësisht të pavërteta dhe shpifje me qëllim të vetëm për të dëmtuar reputacionin tim si kryetar i Komunës dhe të subjektit tim politik në prag të zgjedhjeve të 14 shkurtit”.

I pari i Podujevës shtoi se brenda Qendres Kryesore të Mjekësisë Familjare ka pasur mjekë e infermierë që mund ta vërtetojnë se pretendimet e tilla janë inskenime dhe trillime.

“Gjatë vizitës sime në QKMF, unë kam qenë i shoqëruar nga drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë, Driton Veliu, drejtori i QKMF-së, Ymer Llugaliu dhe mjekë e infermierë të tjerë, të cilët mund ta dëshmojnë lehtë se aty nuk ka ndodhur asgjë dhe të gjitha pretendimet e këtij zyrtari janë trillime dhe inskenime të ulëta”.