Fjalë Kyçe

Reagon FC Prishtina: Nuk duam gjyqtarë të huaj, ani pse gjyqtarët tanë po na bëjnë vazhdimisht këtë gjë

Reagon FC Prishtina: Nuk duam gjyqtarë të huaj, ani pse gjyqtarët tanë po na bëjnë vazhdimisht këtë gjë

FC Prishtina pati pretendime për një penalti në minutën e 26 të ndeshjes në përballje me Dritën (1-1), por gjyqtari kryesor Selim Isufi heshti dhe lejoi që loja të vazhdoj, por jo të heshtin edhe kryeqytetasit që përmes pamjeve televizive pretendojnë për 11-të metërsh.

Ky është reagimi i Prishtinës.

“Prishtina kurrë nuk ka kërkuar gjyqtarë të huaj edhe pse 5 edicione nuk ka titull, nuk ka kërkuar as vjet në ndeshjen e fundit më të rëndësishme me Dritën.

Por, Prishtina nuk merr penallti asnjëfare, e ka marrë të vetmen me KEK-un në Kastriot kur kemi qenë duke udhëhequr 1:0.

Prishtina vazhdon të Ju besoj gjyqtarëve vendor deri në fund, na dhanë apo s’na dhanë penallti në favor apo disfavor, Prishtina as nuk ankohet që një gjyqtar na gjykon dy e tre ndeshje rresht.

Prishtina siç ka luajtur futboll qe 5 vite rresht pa fituar titull, ashtu do të vazhdoj të luaj deri në fund, me besim në futbollistë, me besim në Zot!

Jemi më të mirët dhe do t’ia dalim”, thuhet në reagimin e prishtinasve. /GazetaAlo