Deputeti i PDK’së, Bekim Haxhiu-Kamishi, është shprehur i pikëlluar me rastin e vdekjes së 7 vjeçares Tuana Haxhiu, të cilën e kishte edhe familjare.
Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, Haxhiu ka shprehur ngushëllime dhe dhimbje për viktimën.
“Vdekja e Tuanes në duart e atyre që duhej ta shpëtonin duhet të thërras në ndergjegje dhe vetëdijsim të çdo profesionisti shëndetësor, çdo bartësi institucional për peshën dhe përgjegjësinë që bartin.”, ka shkruar ai.
Statusi i plotë:
E dhimbshme vdekja e voglushës 7-të vjeçare Tuana Haxhiu.
Sot kur spitalet tona janē të mbushura me pacientë me COVID-19, përgjegjësia e Ministrisë së Shëndetësisë dhe SHSKUK-së duhet të jetë edhe ndaj pacientëve tjerë.
Reduktim dhe mos ofrimi i shërbimeve shëndetësore tjera në sistemin shëndetësor publik po i detyron qytetarët që të kërkojnë zgjidhje në sektorin privat.
Edhe prindërit e Tuanes,kushërinj të mi u detyruan që këtë shërbim ta kërkojnë në sektorin privat, por fatkeqësisht pa paragjykuar rrethanat erdhi deri të vdekja e saj.
Duke ndarë dhimbjen me prindërit e Tuanes, familjen Haxhiu dhe gjithë qytetarët e vendit, ju bëjë thirrje përgjegjësve institucional në MSH dhe SHSKUK dhe Spitalet Publike që të ofrojnë kujdes shëndetësor edhe për pacientët tjerë me kapacitet të plota, jo vetëm trajtim për COViD-19.
Përgjegjësia profesionale dhe vlera humane duhet të mbizotrojë në sektorin publik dhe privat.
Vdekja e Tuanes në duart e atyre që duhej ta shpëtonin duhet të thërras në ndergjegje dhe vetëdijsim të çdo profesionisti shëndetësor, çdo bartësi institucional për peshën dhe përgjegjësinë që bartin.
Tuana engjulli ynë i vogël, prehu në paqe!.
https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=3414121125286028&id=100000645229820