Fjalë Kyçe

Reagon Hoxhaj: Qeveria Kurti i la gjyshërit pa mbështetjen që ju duhet për ilaçe

Reagon Hoxhaj: Qeveria Kurti i la gjyshërit pa mbështetjen që ju duhet për ilaçe

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj, ka reaguar për uljen e shtesave të pensioneve për 20 euro në krahasim me tre muajt e fundit.

Hoxhaj përmes një postimi në Facebook veprimin e qeverisë Kurti e ka quajtur skandaloz dhe të papranueshëm, shkruan Reporteri.net.

Ai shkon më tej duke thënë se Qeveria aktuale i la gjyshërit pa vaksina, dhe se tani po ua zvogëlon edhe atë pak mbështetje që u duhet për ilaçe.

Postimi i Hoxhajt:

Skandaloz, i papranueshëm dhe nëpërkëmbës vendimi i Qeverisë Kurti për uljen e shtesave për pensionistët dhe mjekët e infemierët që po luftojnë me pandeminë.

Kjo Qeveri që i la gjyshërit tanë pa vaksina tani po ua zvogëlon edhe atë pak mbështetje që u duhet për ilaçe.

Pritja nga qeveria për ta lehtësuar barrën e rënduar ekonomike, shëndetësore e sociale për qytetarët të goditur nga pandemia, e konkretisht për mjekët, punëtorët shëndetësorë e të moshuarit – përkundrazi u kthy kundër tyre duke përgjysmuar shtesat financiare.

Mungesa e dorës së shtetit fatkeqësisht po ndjehet çdo ditë dhe në çdo familje të Kosovës.