Dy zyrtarë të komunës së Prizrenit janë shpallur të martën fajtorë nga Gjykata Themelore e Prizrenit për keqpërdorim të detyrës zyrtare.
Islam Thaqi, ish-drejtor i Inspektoratit dhe Jetmira Vrenezi, ish-udhëheqëse e sektorit të Ndërtimtarisë, janë dënuar me nga 3 vjet burgim dhe me nga 2.000 euro gjobë për rastin e rrënimit të aneksit të “ABI Çarshisë”, më 19 dhe 21 korrik 2019.
Thaqi ka reaguar pas shpalljes së vendimit, që e dënoi me tri vjet burg.
“Shkoj Lumezi serdhe Elezi ?”, ka shkruar ai në Facebook.
Ish-drejtori u Inspektoriatit të Komunës së Prizrenit, Islam Thaqi, akuzohej se “në cilësinë e Drejtorit të Inspektoratit në Komunën e Prizrenit, duke ditur se nuk kanë të drejtë të bën rrënimin e objektit pasi i dëmtuari ka aplikuar për legalizim në përputhje me vendimin e MMPH të datës 27.08.2018, jep pëlqimin, organizon dhe merr pjesë aktive në rrënimin e objektit ‘Abi’ Sh.P.K., në Prizren”.