Fjalë Kyçe

Reagon kopshti ku u torturua fëmija 1 vjeçar: Ky është veprimi që kanë marrë për edukatoren

Reagon kopshti ku u torturua fëmija 1 vjeçar: Ky është veprimi që kanë marrë për edukatoren

Një fëmijë i moshës 1 vjeçare është keqtrajtuar fizikisht nga edukatorja e kopshtit ‘Cambridge Kids’, në Prishtinë.

E gjithë kjo ngjarje ka ndodhur në prani edhe të një punonjëse tjetër të kopshtit dhe të një fëmije tjetër, mirëpo kjo e fundit as që ka reaguar.

Ndaj kësaj ka reaguar edhe kopshti për fëmijë ‘Cambridge Kids’, ku punëtorja në fjalë është larguar nga puna.

Reagimi i plotë i kopshtit:

“Të dashur prindër, Si edhe jeni në dijeni të gjitha ambientet e kopshtit tonë janë në monitorim 24 orësh të kamerave dhe të gjithë Ju keni qasje në çdo kohë.Gjatë ditës së djeshme, njëri nga prindërit ishte duke parë kamerat në momentin kur edukatorja e merr me forcë dhe në mënyrë jo profesionale e vendos fëmijën e tij në karrocë.Me të parë skenën përgjegjësit e ndërrimit menjëherë kanë reaguar duke e përjashtuar nga puna punëtoren në fjalë, ndërsa prindit i është kërkuar falje dhe i është lejuar qasje në të gjitha inqizimet në klasën e fëmijës së tij, në mënyrë që të shoh se si është trajtuar fëmija i tij gjatë gjithë qëndrimit në qerdhen tonë.Menaxhmenti i kopshtit shpreh keqardhjen dhe indinjatën më të thellë për sjelljen e edukatorës në fjalë.Sigurojmë prindin në fjalë dhe të gjithë Juve se sjellje të tilla nuk do të tolerohen asnjëherë në kopshtin tonë. Ky incident na ka goditur më së shumti neve por jemi të përkushtuar me gjithë qenien tonë që të procedojmë dhe me masa të tjera ligjore deri në zbardhjen e rastit dhe marrjen e dënimit meritor për personin e papërgjegjshëm që nuk qëndroj në krye të detyrës edhe përkundër invenstimit të lartë profesional që Cambridge ka bërë për gjithë stafin, në veçanti edhe për tashmë ish edukatoren.Andaj kërkojmë falje deri në përulje për një incident të tillë.Njëkohësisht kërkojmë mirëkuptimin dhe besimin Tuaj prindëror që ta tejkalojmë këtë rast të izoluar dhe të paprecedent. Me mirëkuptim, Cambridge Kids.