Oriola Marashi është shumë aktive në rrjete sociale, në të cilat njofton fansat për çdo të re rreth saj, shkruan lajmi.net.
Ajo ka publikuar këto ditë pamje nga paraqitja e saj në pasarela për brendin e njohur “Guess”, e që supozohej të jenë dy shfaqje të tilla nga sfilata e fundit.
Por, përmes një postimi të bërë në Instagram, modelja ka njoftuar fansat se ka bërë plot 7 sfilata për këtë markë.
“Kam patur 7 dalje në sfilaten e fundit te Guess, per te gjitha gazetat qe thone ka patur plot 2 veshje hahahahaha”, ka shkruar ajo.