Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, ka falënderuar policinë për ruajtje të rendit dhe qetësisë përgjatë protestës së PSD-së kundër shtrenjtimit të tarifave të energjisë elektrike.
Kryeziu, me anë të një postimi në ‘Facebook’, ka vlerësuar se protesta ishte afër eskalimit.
“Përkundër përpjekjeve për ta eskaluar protestën, ajo ishte paqësore. Për këtë i falënderojmë organet e rendit për profesionalizmin dhe durimin”, ka shkruar ai, përcjell lajmi.net.
“Gjithashtu i falënderojmë qytetarët për mbështetjen ndaj qeverisë, teksa po angazhohemi që të zbusim sa më shumë ndikimin tek ta të krizës globale energjetike”, ka thënë më tej Kryeziu.