Pas lajmit se Emri Lladrovci nuk do të jetë më as anëtar dhe as votues i PDK-së, ka reaguar vëllai i tij, Ramiz Lladrovci i cili e përfaqëson këtë parti.
Ramiz Lladrovci ka thënë se vëllai i tij, Emriu ka të drejtë të ketë qëndrime personale politike, për të cilat thotë se është shumë krenar me veprimtarin e tij kombëtare dhe politike.
Postimi i Lladrovcit:
Vëllau im, Emriu, ka qenë ushtar në Njësinë speciale të Brigadës 111 të UÇK-së – Adem Jashari. Ai iu bashkua zjarrit të luftës në moshën shtatëmbëdhjetë vjeçare dhe nuk u largua asnjëherë nga betejat, pavarësisht plagëve në kokë e në gjoks. Për më shumë, ka qenë dy herë asamblist në asamblenë komunale dhe ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në shërbim të Partisë Demokratike të Kosovës.
Ai gëzon të drejtën e patjetërsueshme për të pasur qëndrime personale politike, ndërsa unë mbetem shumë krenar me veprimtarinë e tij kombëtare dhe politike.