Fjalë Kyçe

Reagon Shpend Ahmeti: 40% zbritje, 100% infeksion – Po don me u ba pernime “Black Friday”

Reagon Shpend Ahmeti: 40% zbritje, 100% infeksion – Po don me u ba pernime “Black Friday”

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka reaguar në lidhje me grumbullimet e mëdha të njerëzve në dyqane në atë që quhet “Black Friday”.

hmeti me anë të një postimi në Facebook ka aluduar se grumbullime të tilla janë shumë të rrezikshme, dhe ka mundësi shumë të mëdha të përhapjes së infeksionit, shkruan lajmi.net.

Ai ka bërë thirrje që të shmangen këto turma.

“40 përqind zbritje, 100 përqind infeksion. Përnime don me u bo Black Friday. Ju lutemi ti shmangeni turmave”, ka shkruar ai.

Lajmi.net raportoi pak më parë për “dyndjen” e konsumatorëve të cilët ia kanë mësyrë qendrës tregtare “Albi Mall” në Prishtinë.

Kjo po ndodhë pavarësisht se MSH dhe qeveria kishin anuluar një eveniment të tillë.