Fjalë Kyçe

Reagon skuadra e Emiliano Sala pas identifikimit të trupit të tij

Reagon skuadra e Emiliano Sala pas identifikimit të trupit të tij

Skuadra e Cardiffit që kishte transferuar Emiliano Sala në afatin kalimtar të janarit nga Nantes, ka konfirmuar lajmin për gjetjen e trupit të sulmuesit argjentinas.

“Me trishtim të madh po raportojmë deklaratën e Policisë së Dorest”,nis komunikata e Cardiff, ku konfirmohet identifikimi i lojtarit.

“Ne ofrojmë ngushëllimet tona më të përzemërta familjes së Emiliano. Ai dhe David do të mbeten përgjithmonë në zemrat tona”.

Zhdukja e aeroplanit që po transportonte Salan drejt Anglisë ka ndodhur më 21 janar.