Tifo grupi “Ultras Ujqit” ka reaguar me anë të një njoftimi në faqen zyrtare pasi nuk u lejuan të udhëtojnë në mënyrë të organizuar në ndeshjen që skuadra e tyre e zhvilloi ndaj Ballkanit, shkruan Gazeta Alo.
Ky është reagimi i tifozëve nga Ferizaji.
KF Ballkani 2:4 KF Ferizaj
Urime Ferizaj urime Ujqi kjo fitore shumë e madhe e klubit tonë sot. Bravo për lojtarët që dhanë gjithcka nga vetja për fitore.
Skuadra vendase nuk e lejoi udhëtimin në mënyrë të organizuar për Ujqit ku rreth 100 tifozë mbetën në Ferizaj, por edhe përkundër kësaj një numër i antarëve tonë udhëtuam me vetura private për të mbështetur klubin tonë.
Sot arritëm ta fitojmë betejen e rradhës në luftën për mbijetesë. Vazhdojmë javën tjetër ku e presim KF Liria si vendas.
ME TY FERIZAJ DERI NE VDEKJE ⚪🔵💪