Fjalë Kyçe

Reagon Turqia: Hapja e ambasadës së Kosovës në Jerusalem shkel të drejtën ndërkombëtare

Reagon Turqia: Hapja e ambasadës së Kosovës në Jerusalem shkel të drejtën ndërkombëtare

Ministria e Punëve të Jashtme e Turqisë, nëpërmjet zëdhënësit Hami Aksoy, ka reaguar në lidhje me vendosjen e marrëdhenieve diplomatike.

Zotimin për vendosjen e Ambasadës së Kosovës në Jerusalem, Turqia e ka vlerësuar si shkelje të së drejtës ndërkombëtare dhe rezolutave të Kombëve të Bashkuara, shkruan Reporteri.net.

“Zotimi i Kosovës është në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare përfshirë rezolutat e adaptuara të OKB për këtë çështje” thuhet në përgjigjen e Aksoy.

Një hap i tillë nga Kosova, sipas Turqisë, nuk i shërben kauzës palestineze dhe e minon vizionit për zgjedhjen e dy shteteve.