Fjalë Kyçe

Reagon Xhaka pas humbjes së Arsenalit

Reagon Xhaka pas humbjes së Arsenalit

Xhaka ka qenë aktiv në rrjetet sociale, menjëherë pas humbjes së Arsenalit 3-1 në Etihad Stadium nga Manchester City.

“E diele e vështirë”, kështu e ka nisur shkrimin Granit Xhaka në një postim të bërë në llogarinë zyrtare në Instagram.

Me këtë, Xhaka iu referua humbjes së skuadrës së tij, Arsenalit, prej 3-1 nga Manchester City, sfidë në të cilën nuk mund të ishte shqiptari, për shkak të një shqetësimi që sipas fotografisë së publikuar, duket të jetë në kofshën e majtë.

Xhaka, që kishte munguar edhe në mesjavë kundër Cardiff Cityt, ka zbuluar se është duke dhënë maksimumin që të kthehet në fushë, për t’i ndihmuar “Topçinjtë”, që me humbjen nga City, kanë rënë në pozitën e gjashtë me 47 pikë, tani me një më pak se Manchester United që pushtoi vendin e pestë pas fitores në udhëtim te Leicester City.

Ai ka premtuar tifozëve se shumë shpejt do ta shohin në fushë.

“E diel e vështirë”, shkroi Xhaka,

“Por, jam duke bërë gjithçka të mundshme të rikuperohem nga lëndimi që më la jashtë për dy ndeshjet e fundit. Mezi pres që të rikthehem në fushë me skuadrën”.