Fjalë Kyçe

Real Madrid – Athletic Bilbao: Analizë, statistikë, parashikim dhe formacionet e mundshme

Real Madrid – Athletic Bilbao: Analizë, statistikë, parashikim dhe formacionet e mundshme

Sonte (e mërkurë) do të zhvillohet ndeshja e vetme në La Liga, mes Real Madridit dhe Athletic Bilbaos.

Dy skuadrat spanjolle që garojnë që disa vite, duan pikët e plota, edhe pse renditja tabelore dhe objektivat mbesin të ndryshme, përcjellë lajmi.net.

Mungesat e lojtarëve:

Real Madrid do jetë pa dyshen Dani Ceballos dhe Gareth Bale, ngase të gjithë yjet e tjerë janë rikthyer nga lëndimet dhe rikthyer në skuadër.

Ndërsa, Athletic do jetë pa Peru Nolaskoain, Dani Vivian, Yuri Berchiche dhe Asier Villalibre që janë të lënduar, derisa Inigo Martinez mungon gjithashtu shkaku i kartonit të kuq.

Statistikë:

Real Madrid ka shënuar mbi 2.5 gola në 16 nga 18 ndeshjet në shtëpi ndaj Athletic Bilbao në të gjitha garat. Real Madrid është i pamposhtur në 16 ndeshjet e fundit si vendas në La Liga.

Real Madrid nuk di për humbje në 12 nga 13 ndeshjet e fundit kundër Athletic Bilbaos në të gjitha garat.

Athletic Bilbao ka barazuar në pesë ndeshjet e fundit në La Liga.

Formacionet e mundshme:

Real Madrid (4-3-3): Courtois; Mendy, Alaba, Militao, Carvajal; Modric, Casemiro, Kroos; Vinicius, Benzema, Rodrygo

Athletic Bilbao (4-4-2): Simon; Marcos, Alvarez, Nunez, Lekue; Berenguer, Vesga, Garcia, Muniain; Williams, Garcia.

Analizë:

Real Madrid në formë të shkëlqyer e mirëpret Athletic Bilbaon. Skuadra e drejtuar nga Carlo Ancelotti ka fituar gjashtë ndeshjet e fundit në të gjitha garat.

Ndërkohë, Athletic barazoi herën e fundit (2-2) ndaj Granadas. Ky barazim e bëri që të jetë i katërti në pesë ndeshje, ku nuk kanë fituar. Ata renditen në pozitën e tetë, derisa mbesin në garë për pozitat që të dërgojnë në Evropë, duke u renditur tre pikë prapa Barcelonës.

Real Madrid që vazhdon të jetë në krye, pritet të arkëtoi edhe tre pikë të tjera këtu. Edhe pse ndeshja pritet të jetë e ngushtë, Athletic ka pësuar vetëm një humbje këtë sezon.

Parashikim:

Real Madrid 1 – 0 Athletic Bilbao.

Ndeshja zhvillohet në “Santiago Bernabeu” me fillim nga ora 21:00.