Fjalë Kyçe

Real Madrid i fton për të shikuar ndeshjen punëtorët që kontribuuan në renovimin e stadiumit

Real Madrid i fton për të shikuar ndeshjen punëtorët që kontribuuan në renovimin e stadiumit

Ngjyrosësit, muratorët, stafi i pastrimit dhe punëtorë tjerë të cilët janë angazhuar për të rindërtuar Estadio Santiago Bernabeun, janë ftuar nga ekipi që të përcjellin ndeshjen e Real Madridit, kundër Celta Vigos këtë të diel.

Tani që stadiumi do të rihap dyert për ndeshjen e ardhshme, klubi dëshiron t’i nderojë ata për punën e tyre të palodhshme, duke i ftuar ata në ndeshje, shkruan Marca, transmeton Klankosova.tv.

“Ne jemi duke punuar dhe, në një vend të shenjtë si Bernabeu, është shumë mirë,” tha një nga punëtorët.

“Ne do të shikojmë lojën pasi ata na kanë ftuar. Një gjest i bukur. Diçka që presidenti i Atletico Madridit, Cerezo, nuk e bëri kur ishim në Wanda Metropolitano, i cili nuk tregoi asnjë gjest ose asgjë”.