Fjalë Kyçe

Real Madrid kërkon pasuesin e Casemiros, dy lojtarë në ‘radarin’ e “Los Blancos”

Real Madrid kërkon pasuesin e Casemiros, dy lojtarë në ‘radarin’ e “Los Blancos”

Një ndër lojtarët më të mirë te Real Madrid, Casemiro pavarësisht formës shumë të mirë ende s’ka zëvendësues në skuadër.

“Los Blancos” duan të transferojnë edhe një mesfushor defensivë, që ta zëvendësojë Casemiron në rast që është i lënduar, ose të garojë me të për pozitën në formacionin bazë, transmeton lajmi.net.

Pasi humbën Soumare, që kaloi te Leicester City, Eduardo Camavinga dhe N’Golo Kante shihen si dy opsionet e vetme.

Rennes kërkon 50 milionë euro, por ka dyshime nëse Camavinga do jetë i duhuri sepse është vetëm 18 vjeçar dhe në fillim të karrierës.

Ndërkohë, opsioni i dytë është Kante që ka shkëlqyer te Chelsea sidomos në ndeshjet ndaj Realit dhe kartoni i kushton 70 milionë euro.

Nuk dihet nëse “Blutë” do e shesin sepse është i padiskutueshëm në formacionin e Tuchel.

Sidoqoftë, prioriteti kryesor për Realin është Mbappe, që mund të luajë në dy pozita, si anësorë ose qendërsulmues./