Fjalë Kyçe

Real Madrid – Liverpool, po ndodh shkëmbimi i bujshëm

Real Madrid – Liverpool, po ndodh shkëmbimi i bujshëm

Skuadra e Real Madrid kërkon me çdo kusht të sjellë në “Santiago Bernabeu” sulmuesin senegalez Sadio Mane, kampion Europe me Liverpool.

Për të realiziuar këtë lëvizje në merkato skuadra “los blancos” është gati të sakrifikojë talentin e saj Asensio.

Sipas “The Express”, skuadra madrilène është gati të lërë të lirë 23-vjeçarin spanjoll për të bërë të mundur këtë transferim.

Trajneri Zidane kërkon me çdo kusht transferimin e Mane, pasi i përshtatet stilit të tij të lojës.

Florentino Perez beson se ky shkëmbim është plotësisht i mundshëm, pasi kostoja e të dy futbollistëve është thuajse e njëjtë 90-100 milionë euro.

Palët kanë nisur të bisedojnë, por vështirë se trajneri Klopp do të heqë dorë nga Mane.