Fjalë Kyçe

Real Madrid me shumë mungesa për ndeshjen kundër Getafe

Real Madrid me shumë mungesa për ndeshjen kundër Getafe

Real Madrid do të ketë disa mungesa të rëndësishme për ndeshjen ndaj Getafe.

‘Los Blancos’ luajnë një ndeshje parasezonale me skuadrën lokale, por në këtë ndeshje Zinedine Zidane nuk mund t’i testojë të gjithë.

Listës për udhëtimin nuk i janë bashkuar as emra si Eden Hazard, përcjell lajmi.net.

Edn Hazard, Gareth Bale, Martin Odegaard, Mariano Diaz, Luka Jovic, Lucas Vazquez, Marcos Asensio, Isco Alarcon dhe Sergio Reguilon janë mungesat.

Të gjithë të lartpërmendurit janë stërvitur të veçuar gjatë kësaj jave.

Më poshtë lajmi.net ua përcjell emrat e ftuar nga Zidane për këtë ndeshje.

Courtois, Lunin, Altube, Carvajal, Militao, Ramos, Mendy, Nacho, Varane, Marcelo, Odriozola, Kroos, Modric, Casemiro, Valverde, Mayoral, Karim, Vinicius and Rodrygo. Gutiérrez, Marvin, Latasa, Hernández, Blanco, Arribas and Dotor.