Fjalë Kyçe

Real Madrid merr këtë lajm të keq në prag të ndeshjes me Atleticon

Real Madrid merr këtë lajm të keq në prag të ndeshjes me Atleticon

Real Madrid dhe Atletico Madrid do të përballen në derbin e qytetit të Madridit, gjatë kësaj fundjave.

Ndeshja do të luhet në kuadër të La Ligas, dhe pritet që të jetë jashtëzakonisht interesante.

Para kësaj ndeshje, një lajm i mirë për Atleticon ka shqetësuar skuadrën e Real Madrid.

Mbrojtësi i Atletico, Diego Godin do të rikthehet për të qenë i gatshëm për shërbimet e Diego Simeones, transmeton lajmi.net.

Mbrojtësit uruguaian i është dhënë drita e gjelbër nga doktorët e skuadrës për tu paraqitur në këtë ndeshje.

Gjithashtu edhe mesfushori Saul Niguez pritet të bëjë rikthimin e tij pikërisht në ndeshjen kundër Real Madrid.