Fjalë Kyçe

Real Madrid po interesohet për portierin holandez

Real Madrid po interesohet për portierin holandez

Real Madrid kanë bërë një lëvizje për të nënshkruar me portierin e Evertonit, Maarten Stekelenburg.

Gjigantët spanjoll kanë bërë një listë me emra që do të zëvendësonin Keylor Navas nëse largohet nga Bernabeu, dhe holandezi 36 vjeçar, është një opsion i tyre.

Raportohet se Real Madrid tashmë kanë kontaktuar kampin e Stekelenburg për interesimin e tyre, për një transferim që mund të mbyllet në fund të muajit.

Holandezi nuk është zgjedhja e parë e Realit për të zëvendësuar Navas, por vlerësohet si një alternativë nëse nuk arrihet transferimi i Pepe Reina nga Milan, përcjell lajmi.net.

Stekelenburg ka pësuar rënie në hierarkinë e Everonit, pas Jordan Pickford dhe Jonas Lossl.