Fjalë Kyçe

Real Madrid turpërohet edhe nga Sociedad

Real Madrid turpërohet edhe nga Sociedad

Real Madrid ka dështuar edhe në xhiron e 18-të në La Liga.

Real Madrid është mposhtur në Santiago Bernabeu nga Real Sociedad me rezultat, 0:2.

Golin e parë për mysafirët e shënoi Willian Jose në minutën e 3’-të, ku me gola nuk pati në pjesën e parë, raporton lajmi.net.

Pjesa e dytë ishte përsëri në duart e Real Sociedad, që arriti ta vulosë fitoren me anë të Ruben Pardo (83’).

Madrilenët poashtu ishin me një lojtarë më pak në fushë, pasi Lucas Vasquez u ndëshkua me dy kartonë të verdhë.

Pas kësaj xhiroje, Real Madrid gjendet në vendin e pestë me 30 pikë, shtatë më pak se Barcelona që është në vendin e parë.