Fjalë Kyçe

Real Madrid vendos ta shes yllin e skuadrës

Real Madrid vendos ta shes yllin e skuadrës

Real Madrid ka vendosur të shes në fund të sezonit mesfushorin Mateo Kovacic.

Mesfushori kroat, Mateo Kovacic, nuk do të rikthehet më në ‘Santiago Bernabeu’ te Real Madrid.

24 vjeçari, pas tre viteve qëndrim te Los Blancos, verën e fundit në fund të afatit kalimtar u transferua te Chelsea në formulën e huazimit.

Kur po shkojmë drejt përfundimit të pjesës së parë të sezonit, e ardhmja e Kovacic mbetet e paqartë.

Por, ‘AS’ raporton se Real Madrd nuk e ka ndërmend të rikthej në skuadër ish anëtarin e Interit, shkaku i agjentëve të tij, përcjell ‘lajmi.net’.

Real Madrid nuk janë të kënaqur me qasjen e agjentëve të lojtarit, të cilët i kanë vënë në siklet Los Blancos jo pak herë vitin e fundit.

Kovacic në verën e vitit 2015, për 30 milionë euro ishte transferuar te Real Madrid nga italianët e Interit.