Fjalë Kyçe

Real Madrid ‘vrasës’ në pjesën e dytë të ndeshjeve

Real Madrid ‘vrasës’ në pjesën e dytë të ndeshjeve

Skuadra spanjolle e ka nisur shumë mire ediconin e ri.

Real Madridi e ka nisur shumë mirë edicionin e ri në La Liga pasi aktualisht janë lider me 13 pikë pas pesë xhirove të para, shkruan lajmi.net.

Falë formës së mire të Karim Benzemas dhe Vinicius JR, ‘Mbretërit’ po arrijnë të kalojnë pothuajse çdo rival falë golave në fund të ndeshjeve.

“Los Blancos” këtë edicion kanë realizuar 16 gola në të gjitha garat, e vetëm dy gola prej tyre kanë ardhur në pjesët e para të ndeshjeve.

Pjesa e tjetër, 14 sosh futbollistët madrilène I kanë realizuar gjatë pjesëve të dyta, kryesisht në fundin e ndeshjeve ku kanë arritur të sigurojnë fitore të mëdha.

Vetëm gjatë javës së kaluar Reali mposhti Interin falë një goli në min e 89 nga Rodrygo, ndërsa Valencian e mundin 2-1 pas golave të Benzemas në min e 86’ dhe Vinicius në min e 88’.

Ekipi i Carlo Ancelottit edhe këtë edicion po dëshmohet si skuadër që nuk dorëzohet asnjëherë dhe që luftojnë deri në fund të ndeshjes.