Fjalë Kyçe

Real Madridi e mposht Barcelonën në El Clasicon e parë pa Ronaldon e Messin

Real Madridi e mposht Barcelonën në El Clasicon e parë pa Ronaldon e Messin

Real Madridi e ka mundur 2:1 Barcelonën në El Clasicon e parë në La Liga të dielën, pas epokës së Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit.

David Alaba me një copë magjie në pjesën e parë dhe Lucass Vazquez me një gol në fund të pjesës së dytë ia siguruar triumfin e parë Carlo Ancelottit ndaj Barcelonës në Camp Nou si trajner, raporton Gazeta Express.

Sergio Aguero e shënoi golin e tij të parë në fanellën e Barcelonës, i cili, megjithatë, i shërbeu vetëm sa për ngushëllim skuadrës së tij.

Kjo ishte El Clasico e parë pa Cristiano Ronaldon apo Lionel Messin në 12 vitet e fundit. I pari ishte larguar më 2018, ndërsa ky i fundit u largua verën e këtij viti.