Fjalë Kyçe

Real Madridi e mposht Sevillën dhe e kalon në renditjen e La Ligës

Real Madridi e mposht Sevillën dhe e kalon në renditjen e La Ligës

Real Madrid ka mposhtur 2-0 Sevilla-n duke e parakaluar edhe në renditjen e La Liga-s. Los Blancos tani ndodhen në vend të tretë me 36 pikë, shtatë më pak se Barcelona që ka një ndeshje më pak.

Ishte goli fantastik brazilianit Casemiro ai që i dha avantazhin Real Madridit teksa kishin mbetur më pak se çerek ore lojë, ndërsa Luka Modric vulosi triumfin në fund të takimit.

Kjo ishte një ndeshje historike për Sergio Ramos. Qendërmbrojtësi i Real ka regjistruar paraqitjen e 450-të në La Liga (441 te Real dhe 39 te Sevilla).

Vetëm Joaquin ka më tepër paraqitje në këtë kompeticion nga lojtarët që janë akoma aktivë.