Fjalë Kyçe

Real Madridi fiton bindshëm ndaj Sociedadit

Real Madridi fiton bindshëm ndaj Sociedadit

Real Madridi ka shënuar fitore të thellë ndaj Sociedadit në “Bernabeu” me reultat 4:1, në kuadër të javës së 27-të në La Liga.

Megjithatë, ndeshja nuk nisi fare mirë për “Los Blancos” që e panë veten në disavantazh pas 10 minutave.

Ishte Oyarzabal i cili realizoi në minutën e 10-të nga pika e bardhë.

Por, vendasit rikthyen gjithçka në favorin e tyre për tre minuta.

Fillimisht Camavinga me një gol nga distanca barazoi gjithçka në minutën e 40-të të ndeshjes.

Nuk vonoi shumë dhe Luka Modric në minutën e 44-të shënoi edhe një gol tjetër nga distanca, më spektakolar se ai i pari.

Me rezultatin 2:1 u mbyll pjesa e parë, kurse në të dytën pamë edhe dy gola tjerë, të dy të shënuar nga Real Madridi, tranmseton express.

Ishte Karim Benzema i cili shënoi për 3:1 nga penalltia në minutën e 76-të të ndeshjes, kurse tre minuta më vonë Asensio shënoi pas asistit nga Dani Carvajal.

Kështu, Real Madridi e prêt PSG-në në Champions League pas katër ditëve e frymëzuar dhe me disponim të mirë.

Me këtë fitore, Real Madridi shkon në kuotën e 63 pikëve në vendin e parë, tetë më shumë se Sevilla e vendit të dytë.

Në anën tjetër, Real Sociedadi mbetet I gjashti me 44 pikë.